U rrënua muri-ndarës afër Urës së Ibrit në veri të Mitrovicës

U rrënua muri-ndarës afër Urës së Ibrit në veri të Mitrovicës

Pas vendimit të djeshëm për rrëzimin e murit të ndërtuar ilegalisht në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, pak metra larg Urës së Ibrit, ky mur më në fund  u rrënua. Derisa pritej fillimi i rrënimit të murit në Mitrovicën e veriut, aty janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe një numër i madh qytetarësh e gazetarësh. Ndërtimi ilegal i murit  ka ndikuar në ngritjen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë, meqë, Beogradi zyrtar po bën përpjekje që ndarjen e veriut ta shënojë edhe me mur mbi Lumin Ibër, në qytetin e ndarë të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

BE: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi mbetet kyç për rrugën drejt integrimit evropian

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, vazhdon …