Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Shpresoj që nuk ka dorë dikush nga Prishtina lidhur me arrestimin e Ramushit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se Franca nuk duhet të bie pre e provokimeve të Serbisë lidhur me flet-arrestet. Megjithatë, deputeti i AAK-së beson se autoritetet franceze do e kryejnë punën e tyre dhe Ramush Haradinaj do të kthehet në shtëpi shumë shpejt. Sipas tij, Serbia ka përdorur të gjitha armët për ta dëmtuar Kosovën dhe tani nuk ka rrugë tjetër përveç të marrë kohën maksimale që ta shfrytëzojë si triumf. Përndryshe, sipas tij, drejtësia franceze nuk mundet ta mohojë drejtësinë e Hagës përderisa është pjese e NATO-s. Për ne është e dhimbshme që po e marrin kohën, por ne prapë mundohemi t’i ruajmë raportet e mira me Francën. Megjithatë, jemi te zhgënjyer sepse po bien preh e Beogradit. Shpresoj qe nuk ka dorë dikush nga Prishtina zyrtare sepse ka pas zëra për disa individ të caktuar, por shpresoj se kjo nuk është e vërtetë, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …