Holanda dhe Franca po vazhdojnë ta bllokojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Kosova edhe sivjet pa liberalizim të vizave

Qytetarët e Kosovës as gjatë këtij viti nuk mund të lëvizin të lirë në zonën Shengen, pasi që autoritetet e Kosovës nuk i kanë përmbushur kërkesat që dalin nga udhërrëfyesi për vizat. Kushti që ua mundëson qytetarëve liberalizimin nëpër vendet e Bashkimit Evropian është ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Sipas kryeministrit Isa Mustafa, ratifikimi duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji në mënyrë që qytetarët të pajisen me viza. Por, ky mesazh i Mustafës nuk iu ka bërë përshtypje partive opozitare të cilat mbeten të njëjtat karshi Demarkacionit. Sipas përfaqësuesve të Qeverisë gjasat për lëvizje të lirë në zonën Shengen ekzistojnë vetëm nëse Demarkacioni kalon në Kuvend këtë muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …