Kryetari, Sokol Bashota e ministri, Ferat Shala, marrëveshje për rehabilitimin e shtratit te lumit "Drini i Bardhë"

Kryetari, Sokol Bashota e ministri, Ferat Shala, marrëveshje për rehabilitimin e shtratit te lumit “Drini i Bardhë”

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit për rehabilitimin e shtratit te lumit “Drini i Bardhë”. Për projektin i cili do të fillojë të realizohet këtë vit janë ndarë 410 mijë euro dhe ai përfshinë pjesën e shtratit të lumit nga Shkolla  ”Fehmi Agani” në drejtim të “Ura e Haxhisë” . Sipas kësaj marrëveshje, komuna do t’i krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projektit si dhe procedurën e tenderimit. Me realizimin e këtij projekti, qytetarët përfitojnë edhe një shëtitore më shumë dhe hapësirë rekreative.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …