Metthew Palmer: Qëndrimi i Amerikës për Kosovën është i pandryshueshëm

Metthew Palmer: Qëndrimi i Amerikës për Kosovën është i pandryshueshëm

Kryekuvendari, Veseli, ka pritur sot Drejtorin e Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai ka falënderuar Z. Palmer për vizitën e tij, duke konfirmuar më tej se Kosova do të vazhdojë në rrugën e saj drejt konsolidimit të shtetit, si dhe përkushtimin e palëkundur për integrim në BE dhe fuqizimin e demokracisë. Kosova do t’i përmbushë obligimet e saj ndërkombëtare, pjesë e së cilës është edhe ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi ka saktësuar Veseli. Zyrtari i lartë amerikan, Metthew Palmer, ka pohuar se qëndrimi i Uashingtonit karshi Kosovës dhe Ballkanit është i pandryshueshëm dhe Amerika do të vazhdojë ta përkrahë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …