Bajram Qerkini: Pa dalë në dritë e vërteta për krimet në Kosovë nuk ka pajtim

Bajram Qerkini: Pa dalë në dritë e vërteta për krimet në Kosovë nuk ka pajtim

Kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, Bajram Qerkini i tha Radios Evropa e Lirë, se përpara pajtimit duhet të dihet deri në fund e vërteta se çka ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës, pas saj vjen pajtimi. Por, pa dalë në dritë e vërteta nuk ka pajtim për popullatën shqiptare, serbe, malazeze. Çështja e pajtimit mund të marrë më shumë kohë dhe ajo nuk mund të përmbyllet shpejt. Të enjten bëhet një gërmim, në Mitrovicë midis qytetit te ura e lumit Ibër. Ka ende gjëra të freskëta dhe pajtimi një herë nuk mund të bëhet”, tha Qerkini. Familjarëve të të zhdukurve shqiptarë edhe ata të komunitetit serb në Kosovë thanë se zbardhja e fatit të të zhdukurve është thelbësore për të nisur një proces të pajtimit, megjithëse nuk e kundërshtuan idenë e kryetarit Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …