Agim Çeku

Agim Çeku: Kosova nuk guxon të mbetet pa ushtri

Ish-shefi i Stabit të Përgjithshëm të  UÇK-TMK-së, tani deputeti i PDK-së, Agim Çeku gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës,  për transformimin e FSK-së në ushtri, ka tërhequr vërejtjen se Kosova nuk guxon të mbetet pa ushtri.  Çeku ka përgëzuar ministrinë e MFSK-së për punën e bërë duke shtuar se FSK është e gatshme për ushtri. Ai ka thënë se Qeveria duhet caktuar një datë se kur do ta sjellë në Kuvend formimin e ushtrisë. Ai ka thënë se caktimi i një date do të mundësonte një diskutim dhe një afërmi mes palëve me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Shëndetësia publike dhe taksa progresive, në qendër të programit të PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit politik me të …