Zgjedhjet

Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk kundërshtohen nga askush. Ndonëse krerët e koalicionit qeverisës nuk kanë dhënë ndonjë sinjal të qartë nëse janë në favor të zgjedhjeve të parakohshme, zyrtarë të caktuar të PDK-së dhe të LDK-së janë shprehur publikisht se është e nevojshme mbajtja e zgjedhjeve. Edhe njohësi i rrethanave politike, Belul Beqaj, ka thënë se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, ngaqë logjika e numrave të koalicionit nuk është treguar e efektshme deri më tani. Zgjedhjet është dashur të zhvillohen deri më tani, ngaqë logjika e shumicës së numrave matematikorë nuk është dëshmuar e suksesshme në vendimmarrje politike, jo aq për t’u ndryshuar raporti i forcave politike, sa për t’u verifikuar legjitimiteti i subjekteve dhe faktorëve politikë”, ka thënë ai. Beqaj bëri të ditur se Gjykata Speciale mund ta komplikojë mbajtjen e zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Donika Gërvalla u refuzua për qëndrimet e saj, jo si vajzë e heroit Jusuf Gërvalla

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas mos zgjedhjes së Donika Gërvallës në krye …