Norbert Mappes-Niediek: Situata në Ballkan dhe më gjerë është si në vitin 1914

Eksperti për Ballkanin, Norbert Mappes-Niediek i ka deklaruar Dojçe Veles se situata në Ballkan dhe më gjerë është si në prag të luftës së parë botërore, në vitin 1914. Ai ka përkujtuar se Ballkani në fakt nuk është aspak fuçi baruti. Fuçi baruti është Evropa. Por Ballkani është fitili. Kjo është e rrezikshmja. Konfliktet, që krijohen aty, nuk mbeten aty. Ato nuk mund të izolohen. E pikërisht situata aktuale, ku bota është bërë e paqëndrueshme, ku nuk ka një fuqi orientuese, palët e konfliktit në Ballkan e kanë edhe më të lehtë, që të gjejnë aleatë diku mes fuqive të mëdha. E në fakt kjo është situatë si në vitin 1914 – e kësaj duhet t’i trembemi më së shumti. Kohë më parë, qeveria serbe donte të dërgonte në Kosovë një tren të shkruar “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë. Kryeministri serb Aleksander Vuçiq e lejoi këtë, e pastaj e ndaloi trenin pak para kufirit për arsye gjoja të rrezikut. Në këtë mënyrë ai u prezantua njëkohësisht edhe si mbrojtës i Serbisë duke i akuzuar kosovarët, se janë agresivë, ka deklaruar eksperti për Ballkanin, Norbert Mappes-Niediek.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …