Elife Luzha

Elife Luzha: Dhembja e lulëkuqeve

(Grave shqiptare të përdhunuara nga forcat pushtuese serbe në Kosovë)

 

Në sythin e mendimit më përhitesh

Lulëkuqe në dhimbje e plandosur

Lotët si vrer gëlltit çdo ditë

Para syve tanë e syrgjynosur

 

Në errësirë vetmie mallkon fatin

Vitet zinxhirohen në të pafundmin tunel

Shkaras jo nuk i kalohet  vuajtjes sate

Ndryshe pafajësia jote do na ndëshkojë

Kontrolloni gjithashtu

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: KUR KRITIKA BËHET ART- SHEFQET DIBRANI PËR KRIJIMTARINË E AJETE ZOGAJT

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: KUR KRITIKA BËHET ART- SHEFQET DIBRANI PËR KRIJIMTARINË E AJETE ZOGAJT

(Shefqet Dibrani, DIAKRONIA SINKRONIKE DHE EVOUIMI KRIJUES NË VEPRAT E AJETE ZOGAJT (Kritik letrare), botoi …