MKRS-ja investon 450 mijë euro për ndërtimin e kompleksit të Tenisit në Gjakovë

Në vazhdën e investimeve kapitale në shumë komuna të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës, me qëllim të realizimit të projektit: “Ndërtimi i kompleksit të Tenisit në Komunën e Gjakovës ”, në të cilin MKRS-ja do t’i investojë 450 mijë euro.

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se MKRS-ja është duke bashkëpunuar ngushtë me komunat e Kosovës dhe po i ndihmon ato, duke realizuar investimeve kapitale në sport, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportiv në vend.

Më tej, Shala shtoi se ndërtimi i këtij kompleksi të tenisit, është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Gjakovën, por edhe për Kosovën, sepse do të krijohen kushte moderne për gjithë ata që merren me tenis.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin dhe u shpreh se ky kompleks ka një rëndësi të madhe për Komunën e Gjakovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …