Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Ekspertët: Rritja e sipërfaqes së Malit të Zi tregon se sipërfaqja e Kosovës është tkurrur

Duke komentuar të dhënat e paraqitura të komisionit shtetëror për matjen e territorit të Kosovës, grupi i ekspertëve ka përkujtuar se nga të dhënat e reja mësohet se sipërfaqja e Malit të Zi tani është më e madhe dhe tregon se sipërfaqja e Kosovës është tkurrur. Hulumtimi ynë për demarkim të kufirit, tregon se  komisioni shtetëror ka bërë gabime.  Andaj, edhe me rezultatet e fundit nga komisioni për matje të territorit paraqesin anomali parregullsish, ngase territori i Malit të Zi rritet nga 13 mijë e 812 km2 në 13 mijë e 882.42 km2, që i bie se territori i Malit të Zi është rritur për 70.44 km2. Kjo rritje e territorit të Malit të zi ka ardhur duke cunguar territorin e Kosovës nga demarkimi  i vijës kufitare në vitin 2015, ka theksuar gjeografi, Shpejtim Bulliqi. Ndërkohë, eksperti tjetër, Florim Isufi theksoi se në bazë të fakteve që kanë gjetur del se kufiri është në Çakorr dhe Bjelluha është brenda Kosovës. Këtë e kemi bërë në mënyrë shkencore me materialet publike zyrtare (harta zyrtare) tepër të sakta me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …