Jakup Krasniqi ka uruar Adem Demaçin në 81-vjetorin e lindjes

Jakup Krasniqi ka uruar Adem Demaçin në 81-vjetorin e lindjes

Duke i uruar 81-vjetorin e lindjes veprimtarit, Adem Demaçi, ish kryekuvendari Jakup Krasniqi ka shkruar se  Demaçi po  mbetet njëri nga shtyllat e rralla të lirisë e të pavarësisë sonë. Ka diçka hyjnore në personalitetin e Adem Demaçit! Hyjnore, dashuria e thjeshtësia e tij për kombin e atdheun, që ne vdekatarët edhe nuk e pamë ose nuk deshëm ta shohim e as ta shihnin! Ne e kishim shpëtimtarin Adem Demaçi në mesin tonë, dhe ai në momente kaloi pranë nesh krejt i pa vërejtur, ndërsa ne, bashkëkombësit e tij, shpirtin, jetën dhe perspektivën tonë e të fëmijëve ua lamë në duar të dyshimta! Adem Demaçi edhe në Ditëlindjen e 81 mbetet njëri nga shtyllat e rralla të lirisë e të Pavarësisë sonë! Paq shëndet o Bacë!

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …