Kuvendi i Kosovës

Deputetët nuk votuan propozim-rezolutat e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar raportin e Komisionit për Komunitete dhe Kthim rreth zbatimit të nenit 11 të ligjit për shërbimin civil. 66 vota ishin për, asnjë kundër dhe një abstenim. Me propozimin e kryetarit Kadri Veseli, u futën në votim tri propozim-rezoluta të mbetura nga seancat e kaluara.  Propozim rezoluta e paraqitur pas debatit rreth arrestimit të aktivistëve të Vetëvendosjes, dështoi, meqë nuk votuan të gjithë deputetët në sallë. Vetëm 34 deputetë votuan për këtë propozim rezolutë, ku 25 ishin për, 6 abstenuan, derisa tre ishin kundër.  Veseli tha se pas këtij dështimi nuk e dinë nëse do ta sjellin këtë pikë në seancë plenare.  Edhe formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dështoi sepse nuk votuan deputetët.  Ndërsa, propozim rezoluta për situatën e krijuar në veri të Mitrovicës, mori 29 vota për, 1 kundër dhe 6 abstenime.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …