leoni

Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli po qëndron për një vizitë zyrtare në Itali

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Itali. Gjatë qëndrimit në Romë, kryeparlamentari Veseli do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të shtetit italian. Ai do të pritet në takime të veçanta nga kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, Laura Boldrini, si dhe nga kryetari i Senatit, Pietro Grasso. Gjatë vizitës në Itali, kryeparlamentari Veseli do të qëndrojë edhe në Trieste, ku i shoqëruar me ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqin, do të vizitojë disa prodhues dhe përpunues të ushqimit dhe pijeve, të interesuar për të investuar në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e Hetimeve të Gjykatës Speciale pranon takime me zyrtarë serbë

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin e tij “Opinion” ka zbuluar të dhëna që tregojnë ndikimin …