Ministri Hyseni: Policia ka bërë punë të madhe në luftimin e trafikimit ne njerëz por pa rezultate

Hyseni: Kriteri i vetëm për liberalizim të vizave ka mbetur Demarkacioni

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur sot fushatën e vetëdijesimit për parandalimin e migrimit të paligjshëm të qytetarëve të Kosovës. Me këtë rast ministri,  Skender Hyseni tha se kohët e fundit vendi ynë u përcoll nga shpërthimi i një migrimi të paligjshëm. Sipas tij, kanali me efekt anësor për Kosovën ishte Serbia, por, MPB mbetet e mobilizuar që mos të përsëritet ajo valë migrimi. Hyseni tha se Kosova ka përmbushur shumë kritere për liberalizim të vizave dhe vetëm njëra nga to ka mbetur ende pa u plotësuar e që është ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi për të cilin tha se do të bëhet shumë shpejt. Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosove Natalia Apostolova tha se 70 mijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në shtetet e Evropës gjatë vitit 2014. Sipas saj ky numër është zbritur në vitin 2016, por,  kjo tregon se ka ende sfida  për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …