Hashim Thaçi

Thaçi: Pajtimi nuk mund të bëhet mbi harresën e së kaluarës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ende ka hendek mes komuniteteve në Kosovë, ngase, ndasitë që ka shkaktuar lufta ende janë të pranishme. Në takimin e dytë konsultativ të Komisionit për Pajtimin dhe të Vërtetën, Thaçi, tha se Ballkani  është peng i pasojave të luftës.  Sipas tij,  shoqëria jonë nuk mund ta ndërtojë  të ardhmen pa shërimin e të kaluarës.  Kreu i shtetit tha se synimi i këtij komisioni është e vërteta,  e cila shëron shoqëritë nga hakmarrja dhe urrejtja. Ai theksoi se komisioni nuk është zëvendësim i drejtësisë, por mund ta ndihmojë drejtësinë dhe ndëshkimin e krimit.  Pajtimi nuk mund të bëhet mbi harresën e të kaluarës. Këtu është fjala për pajtim të brendshëm dhe jo zëvendësim të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, deklaroi Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …