Cungu: Të mënjanohen interesat partiake, Kosova të dalë nga izolimi

Nazif Cungu: Aktakuzat për të cilat është ndaluar Haradinaj janë hedhur poshtë nga Gjykata e Hagës

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka thënë se zvarritja e mëtutjeshme e vendimit për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze, është e pakuptueshme dhe indinjuese. “Aktakuzat për të cilat ai është ndaluar, janë hedhur poshtë nga Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi prandaj është e papranueshme që të merren akoma në konsideratë. Ne shprehim keqardhjen dhe solidaritetin tonë për Z. Haradinaj dhe të afërmit e tij duke pritur me padurim që padrejtësia që po i bëhet të marrë fund sa më shpejt”, ka shkruar kryetari, Nazif Cungu.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …