Bajram Hasani

Hasani: Duhet tu jepet fund lojërave me komandantët e UÇK-së

Anëtari i kryesisë nga Nisma për Kosovën, Bajram Hasani, pas shtyrjes së vendimit për Ramush Haradinajn, në Colmar të Francës, ka shprehur revoltën e tij dhe zhgënjimin për shtyrjen e këtij vendimi. Ngjarjen e së enjtes në Francë e ka cilësuar si njërën nga lojërat më tinëzare. Mbajtja e pakuptimtë e Haradinajt na shtynë të dyshojmë se krejt kjo lojë që po bëhet në kurriz të tij, ka edhe regjisorë të tjerë përveç Serbisë. Kjo na bënë të dyshojmë se  po mbahet vetëm që të bëjë popullin dhe opozitën të zmbrapset nga qëndrimet kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, ka thënë Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …