Donald Tusk

Donald Tusk: Bashkimi Evropian mbetet i angazhuar në Ballkanin perëndimor

Bashkimi Evropian mbetet i angazhuar në Ballkanin perëndimor dhe do t’i qëndrojë zotimeve të tij, thotë kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk, në letrën e dërguar anëtarëve si ftesë për mbledhjen e këshillit të enjten. “Do ta shohim me kujdes situatën në rajon, e cila është mjaft e brishtë. Do të shohim gjithashtu mënyrat si duhet vepruar përballë objektivit tonë të përbashkët të forcimit të mbrojtjes dhe sigurisë së Europës”, shkruan Tusk. Ndërkohë situata në  Ballkan po komplikohet sidomos nga ndërhyrja e Rusisë,  e cila  fajtor pë   situatën e konsideron Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve …