FSK Adem Jashari

NATO-ja sqaron se ndryshimi i strukturës së FSK-së është në kompetencë të institucioneve të Kosovës

Aleanca Veri Atlantike ka bërë të ditur se do ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës brenda mandatit aktual, ndërsa e ka lënë të hapur çdo opsion nëse mandati i FSK-së ndryshon pas nismës së Qeverisë së Kosovës  që kjo të bëhet përmes ligjit. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka sqaruar për mediet se kjo aleancë, e cila e ka mbikëqyrur zhvillimin e FSK-së deri më tani, do të vazhdojë ta mbështesë këtë forcë “brenda mandatit aktual”. Ajo ka thënë se e ardhmja e FSK-së është në duar të organeve kompetente të Kosovës, Lungescu u shpreh se i përket Këshillit Veri-Atlantik ai do të marrë  vendim se çka do të bëjë NATO me FSK-në me mandat të ndryshuar.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …