Gucati

OVL e UÇK-së përkrah nismën e kryetarit Thaçi për transformimin e FSK-së në FAK

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë me dije se kryesia e organizatës që drejton përkrah iniciativën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, sa i përket ndryshimit të misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). “Sa i përket ndryshimit të misionit të FSK-së, kryesia e ngushtë e OVLUÇK-së, e përkrah iniciativën e presidentit Hashim Thaçi dhe kërkon nga subjektet politike që të jenë të bashkuar rreth këtij qëllimi, pra ndryshimin e ligjit për FSK-në, si nevojë emergjente që i duhet Kosovës”, ka shkruar Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për më shumë dashuri, përkrahje dhe trajtim të barabartë për personat me Sindromën Down

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, lideri i Aleancës për Ardhmërinë …