Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nuk aprovohet kërkesa e deputetit, Nait Hasani për ridefinimin e Gjykatës Speciale

Deputeti i PDK-së Nait Hasani, sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar ridefinim të Ligjit për Gjykatën Speciale. Ai kërkoi debat parlamentar për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji, duke përfshirë në të edhe krimet e ushtrisë dhe  policisë serbe kundër civilëve shqiptarë gjatë luftës. Mirëpo, duke qenë se amendamentimi i ligjeve kërkon procedurë përkatëse, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti e nxori në votim kërkesën e Hasanit, i cili nuk mori numër të mjaftueshëm të votave për të zhvilluar debat parlamentar rreth tij. Për propozimin votuan vetëm 52 deputetë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …