BE-ja

Bashkimi Evropian ka reaguar kundër Rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës

Bashkimi Evropian ka reaguar kundër rezolutës së miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës, përmes së cilës kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nën masën e izolimit në Colmar të Francës. BE thotë se thirrja për pezullimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, “nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve dhe nuk është në linjë me përkushtimet e vazhdueshme të bëra nga Kosova”. Në deklaratën e BE-së po ashtu thuhet se Kosova gjithmonë ka qenë e përkushtuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë “për hir të njerëzve të saj por edhe sepse përparimi në dialog është përparim e saj në rrugën drejt BE-së”. BE-ja kërkon që dialogu me Serbinë të bëhet krejtësisht për qëllimet e Beogradit, në mënyrë që ta përfitojë Serbinë në BE dhe këtë ta arrijë duke e shkelur Kosovën në të gjitha segmentet. Mbase është koha që politikanët tanë, të ekzaltuar dhe të dashuruar në BE  ta kuptojnë njëherë e mirë se dialogu me Beogradin zyrtar  po bëhet për hir të Serbisë dhe kurrsesi për ndonjë interes të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …