Juncker

Juncker: Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë të qartë evropiane

Kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, gjatë samitit të BE-së, të mbajtur në Bruksel, ka konstatuar se “Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë të qartë evropiane”. Bashkimi Evropian thotë se është i hapur që më shumë shtete nga Ballkani t’i bashkohen bllokut, nëse ato vazhdojnë reformat ekonomike dhe politike. Liderët e BE-së, në këtë samit kanë thënë se e kanë vendosur anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në agjendën e samitit të Brukselit, me qëllim që tu tregojnë vendeve të Ballkanit që, pavarësisht tensioneve etnike në rajon, vendet që i kryejnë reformat do të jenë të mirëpritur që t’i bashkohen bllokut, veçanërisht në kohën kur Rusia po mundohet që ta rrisë ndikimin në rajon. Por në këtë samit nuk u vendos për politika të reja të BE-së për Ballkanin,  diplomatët thanë se liderët evropianë mendojnë ta vizitojnë më shpesh rajonin, për të inkurajuar shtetet që të kryejnë reformat, raporton Rel.

Kontrolloni gjithashtu

Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Profilizimi i gjyqtarëve për krime lufte – kërkesë që pritet të ndikojë në efikasitetin e drejtësisë

Njohës të drejtësisë në Kosovë vlerësojnë se profilizimi i gjyqtarëve për krime të luftës do …