Qeveria Japoneze dhuron donacion për QKMF-në në Kaçanik

Me kërkesë të Komunës së Kaçanikut, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Qeveria japoneze do t’i dhuroj Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik një Autoambulancë dhe një Minibus për bartjen e pacientëve me dializë. Kontratën e nënshkroi Drejtori i QKMF-së Nejazi Ilazi me përfaqësuesit e Qeverisë Japoneze, i cili e vlerësoi këtë projekt si shumë të nevojshëm për Komunën e Kaçanikut, ndërsa shtoi se pas nënshkrimit të kësaj kontrate brenda 120 ditëve do të implementohet projekti në tërësi. Në ceremoninë e nënshkrimit i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, i cili tha se në mesin e prioriteteve gjatë vitit 2017 për Komunën e Kaçanikut është edhe rregullimi i infrastrukturës shëndetësore si dhe ngritja e cilësisë  së shërbimeve shëndetësore. Nga ana tjetër, Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, tha se vlera e këtij projekti është 52 mijë e 715 euro, ndërsa ky projekt do të lehtësoj punën e QKMF-së në Komunën e Kaçanikut dhe do të ndihmoj në krijimin e kushteve sa më të mira në këtë qendër mjekësore.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …