Hashim Thaçi

Kryetari Hashim Thaçi ka paralajmëruar dorëheqjen nëse nuk votohet Ushtria e Kosovës

Në një emision të RTK-së duke folur për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, kryetari Hashim Thaçi ka deklaruar se me këtë proces askush nuk ka pse befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë. Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin. Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e koalicionit dhe Kryetari të Kuvendit. Gjithçka është ligjore. Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falënderoj veçanërisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovës,, Kadri Veselin”, ka saktësuar kryetari Thaçi  gjatë intervistë ne emisionin “Debat”, në RTK, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe dorëheqjen nëse nuk votohet Ushtria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …