Ministrja Hoxha: Besimi në sistemin e drejtësisë është besim në shtetin tonë

Ministrja Hoxha: Besimi në sistemin e drejtësisë është besim në shtetin tonë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për 97 kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses provimin e Jurisprudencës. Në ceremoni mori pjesë edhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi. Ministrja Hoxha ka përshëndetur punën e kandidatëve duke potencuar peshën e rëndësisë së vendimeve të tyre të cilat do të jenë zëri i drejtësisë në vendin tonë, do të jenë shtylla e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, do të jenë e ardhmja e këtij vendi.

 “Para se të filloni çfarëdo funksioni konsideroj se duhet të udhëhiqeni nga mendimi se  çdo veprim dhe vendim i juaji ka peshë, ka fuqi. Ka fuqinë e sundimit të ligjit, ka peshën e pa kontestuar të së drejtës si shtylla kryesore e një shoqërie dhe shteti. Ju, të nderuar kandidatë, do të jeni ata që do të mbroni këtë shtyllë, dhe duke mbrojtur sundimin e ligjit ju do të mbroni qytetarin, do të mbroni vlerat dhe parimet universale, do të mbroni vendin tuaj” tha Ministrja Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …