Gjykata

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim Murat Jasharit e Avni Llumnicës

Gjykata Themelore në Prishtinë u  ka caktuar nga  30 ditë paraburgim, Murat Jasharit e Avni Llumnicës, të dy  të dyshuar për sulm kundër ish kreut komunist të Kosovës,  Azem Vllasi. Pronarit të  motelit “Fontana” Arsim Ibrahimi, ku qëndruan dy të dyshuarit, gjykata i caktoi arrest shtëpiak i dyshuar se ka dhënë ndihmë para dhe pas kryerjes së veprës penale.  Avokati i Murat Jasharit, Emrush Kastrati pas marrjes së vendimit tha se nuk qëndron fakti që klienti i tij disponon  një listë me persona për ekzekutim, ashtu sikur kanë komentuar disa medie që shpërndajnë sensacione.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …