Thaçi: FSK nuk është kërcenim për paqen në rajon prandaj do të bëhet ushtri

Thaçi: FSK nuk është kërcenim për paqen në rajon prandaj do të bëhet ushtri

Kryetari Thaçi, gjatë një debati që e zhvilloj sot me drejtuesit e shoqërisë civile dhe të  mediave serbe u bëri thirrje përfaqësuesve të tyre politikë që t’u kthehen institucioneve të Kosovës. Gjithashtu ai pra tyre e rikonfirmoj qëndrimin e tij së FSK-ja do të bëhet e ushtri, pasi që ajo nuk paraqet kërcenim për paqen në rajon. “Transformimin e bëjnë të nevojshme dhe zhvillimet në rajon, ishte urgjente, pasi FSK-ja e ka arritur nivelin e duhur që të transformohet në ushtri. Rruga jonë e preferuar ka qenë dhe mbetet përmes ndryshimeve kushtetuese, por nevojitet dhe përkrahja e komuniteteve jo shumicë. Megjithatë përfaqësuesit politik serb s’kanë qenë dhe s’janë të gatshëm të përkrahin transformimin e FSK-së në ushtri. Lista serbe e ka bërë të qartë se është penguar për këtë nga Beogradi. Nuk mund të pranojmë që të konsultohemi për çështje të interesit tonë strategjik me Serbinë. Rritja e misionit të FSK-së nuk është kërcenim për paqen dhe sigurinë në rajon, aq më tepër për ndonjë qytetar. E rëndësishme është që FSK sot dhe nesër si ushtri është multietnike”, është shprehur Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …