Vuçiq

Vuçiq e shpall të pavlefshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për pronat

Kryeministri serb gjatë ditës së sotme ka deklaruar së Qeveria e Serbisë e shpall të pavlefshëm vendimin e autoriteteve të Prishtinës që pronat e paluajtshme të ish-RSFJ-së, ish-Federatës Jugosllave të kalojnë në pronësi të Kosovës. Para medieve në Beograd ai është shprehur  “se prej fillimit të bisedimeve në Bruksel ka qenë e dijshme që Prishtina do të veprojë kështu”.  Duke thënë së përfaqësuesit  e Kosovës kanë refuzuar që të flasin për pronat në dialog ai me tutje shtoj “se ky hap i Prishtinës, nuk është asgjë tjetër veç një rrëmbim i pronës së tjetër kujt,  prandaj konsiderojmë të pavlefshëm”.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …