Në Shkabaj u përurua fabrika që do të furnizojë me ujë Prishtinën dhe disa qytete të Kosovës

Në Shkabaj u përurua fabrika që do të furnizojë me ujë Prishtinën dhe disa qytete të Kosovës

Fabrika e ujit në Shkabaj rrit shpresën se nuk do të ketë më reduktime të ujit për qytetarët e Prishtinës por edhe për ata të  komunave fqinje të kryeqytetit, Kastriot dhe Fushë Kosovë. Nga fabrika që është përuruar sot dhe e cila ka fillura të ndërtohet në vitin 2014 në mënyrë indirekte do të përfitojnë edhe komunat si, Drenasi, Besiana, Lypjani, Graçanica dhe Shtimja. Në përurimin e saj u panë bashkë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit bashkë me kryetarin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se hapja e fabrikës së ujit në Shkabaj, është ajo që i duhet qytetarit, nga politika. Veseli me këtë rast pati edhe një urim të veçantë për kryetarin e Prishtinës, Shpend  Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Kushtetuesja e shpall të pranueshme ankesën e deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së kundër Ligjit për Zyrtarët Publikë

Gjykata Kushtetuese rreth ndryshimit të formës së votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së AAK-së të …