Isa Mustafa

Mustafa: Formimi ushtrisë vetëm me koordinim me Amerikën dhe NATO-n

Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës mund të bëhet vetëm në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarët. Ai ka shtuar më tutje se transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës do ta bëjnë vetëm duke u koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n. Gjatë fjalës para ithtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Besjanë, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se është punuar shumë në afrimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe theksoi se Kosovës iu kanë hap dyert për të udhëtuar pa viza. Ne i kemi plotësuar 95 kushte, tash ka mbetur vetëm Demarkacioni, ka theksuar kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …