Ismail Kadare

Shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare porositë të ruhet gjuha dhe kultura e pastër shqiptare

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka realizuar vizitë në Francë ku është takuar edhe me shkrimtarin e mirënjohur, Ismail Kadare. Gjatë bisedës së zhvilluar për çështje të ndryshme, ai ka porositur që të ruhet gjuha dhe kultura e pastër shqiptare. Shkrimtari, Ismail Kadare dhe zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti kanë biseduar edhe për fuqizimin e kulturës shqiptare, rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimi kulturor mes shqiptarëve. Kadare porositi që t’i kushtohet rëndësi ruajtjes së gjuhës dhe kulturës së pastër shqipe si vlerë fondamentale e shqiptarëve, njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …