Masakra e Srebrenicës

Kryetari i Turqisë, Erdogan ka fajësuar Holandën për masakrën e verës së vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjës

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka fajësuar Holandën për masakrën e verës së  vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjës. Gjatë një fjalimi televiziv Erdogan ka thënë se “karakteri” i Holandës ishte “thyer” nga masakra, e cila vlerësohet si më e keqja që prej Luftës së Dytë Botërore. Erdogan iu referua vrasjes së rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë, nga forcat serbe të Bosnjës, në qytetin e Srebrenicës, ku paqeruajtësit holandezë të OKB-së, kishin dështuar që të ndalnin masakrën, edhe pse e kishin marrë në mbrojtje popullatën civile të atij qyteti.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …