Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama akuzoi sot sërish opozitën se po mban peng reformën në drejtësi përmes bllokimit

Duke folur në ceremoninë përkujtimore në 20 vjetorin e tragjedisë së Otrantos, kryeministri  i Shqipërisë Edi Rama theksoi se nuk ka çadër që ndalon vettingun, ai e akuzoi opozitën se po e mban peng reformën për drejtësi. “Si ajo pikë karburanti më e rëndësishme se interesi publik në bulevardin e ri të Bregut të Vlorës është dhe çadra në mes të bulevardit atje në Tiranë që i ka zënë rrugën popullit për të parë më në fund gjyqtarët dhe prokurorët që i kanë pirë gjakun popullit për 25 vjet, që të shkojnë prapa hekurave dhe jo të rrinë para popullit me çekiç në dorë dhe të vrasin drejtësinë sa herë u vjen mundësia që të bëjnë padrejtësi në këmbim të parave. Fakti që reforma në drejtësi nuk është një çështje politike dhe vettingu nuk është një çështje partiake, por mishërimi i një aspirate 25 vjeçare që përputhet sot me interesin kombëtar dhe publik, ashtu nuk ka pikë karburanti dhe çadër që e ndal. Të reformosh këtë vend është një detyrim për të mos lejuar që fëmijët e sotëm të Shqipërisë të paguajnë pasojat e mos reformimit që i paguan fëmijët që lindën pas regjimit”, u shpreh Rama

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …