Përkujtohet heroi i Kosovës Xhavit Gashi

Përkujtohet heroi i Kosovës Xhavit Gashi

Në vazhdën e përkujtimit të rënëve për lirinë e atdheut sot në fshatin Kryshefc të Skenderajt është përkujtuar heroi i kombit Xhavit Gashi i cili pikërisht më me 27 mars të vitit 1999 ka rënë heroikisht në një luftë të ashpër dhe frontale me forcat gjakatare serbe duke bërë përpjekje për t’u dalë në ndihmë bashkë luftëtarëve në Prekaz. Në momentin e rënies ai ka qenë komandant skuadre. Se fundi kryetari Thaçi në ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  e ka dekoruar me urdhrin Hero i Kosovës. Ndërsa sot në vendin e rënies familjaret dhe bashkëluftëtarë të tij kanë bërë homazhe.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral Kudusi Lama kërkon shpalljen e Gjykatës Speciale të paligjshme dhe të pavlefshme

Gjenerali Kudusi Lama ka deklaruar se Gjykata Speciale në Hagë nuk duhet të ketë më …