Sot bëhen 18 vjet nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova” të UÇK-së.

Sot bëhen 18 vjet nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova” të UÇK-së.

Sot janë bërë 18 vite nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova” të UÇK-së. Sipas një komunikate për media, thuhet se kjo brigadë ishte themeluar pas kërkesave të ushtarëve të UÇK-së për ndërhyrje në qytetin e Gjakovës, me qëllim të ndalimit të masakrave dhe krimeve të ushtrisë serbe ndaj qytetarëve të kësaj komune. “Me fillimin e luftës në Kosovë dhe fillimin e bombardimeve të NATO-s, me 24 Mars 1999 Zona Operative e Dukagjinit njoftohej për  masakrat dhe krimet që ushtroheshin mbi popullatën e pa mbrojtur të këtij qyteti, nga forcat paramilitare serbe. Me datë 28 mars 1999 nga fshati Dashinoc komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit gjeneral Ramush Haradinaj jep urdhër për krijimin e njësitit në shkallë Brigade, të emërtuar “Brigada 137 “GJAKOVA” e UÇK- së, bashkë me emërtimin e kuadrit komandues një ditë më pas më 29 mars 1999 ushtaret e kësaj brigade futen në qytetin e Gjakovës”, thuhet në këtë komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …