Edhe një donacion në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik

Organizata Qeveritare Turke “Tika” ka dhuruar për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik një ultrazë me tre sonda si dhe një zhvillues të avancuar filmi për rrezet rëntgen. Kjo aparaturë është montuar dhe tashmë është e gatshme për përdorim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Organizata “Tika” është organizatë turke, ndërsa ka selinë e saj edhe në Prishtinë, kurse përkrahë projektet të ndryshme nga organizata qeveritare në Kosovë në të mirë të shoqërisë. Deri më tani kjo organizatë ka përkrahur mbi 600 projekte të natyrave të ndryshme në Kosovë si në Trashëgimi Kulturore, Bujqësi, Shëndetësi, arsim etj.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …