Në Opterushë të Rahovecit kujtohen dëshmorët dhe martirët rënët për liri

Në Opterushë të Rahovecit kujtohen dëshmorët dhe martirët rënët për liri

Në Opterushë  së Rahovecit u shënua 18-vjetori i rënies së dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati. Kryetari i kësaj komune , Idriz Vehapi, tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, e po ashtu dhe në këtë komunë. “Marsi e në përgjithësi pranvera e vitit 1999, ka qenë shumë e vështirë për qytetarët e komunës së Rahovecit por dhe për gjithë Kosovën. Pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s,  filluan masakrat e papara në territorin e Kosovës, sidomos në ato pjesë të vendit ku rezistenca e UÇK-së por dhe e popullatës ka qenë më e fortë. E hakmarrja po ashtu ishte shumë brutale, pasi që veç ishte paralajmëruar së nëse bombardohet Serbia, Millosheviqi kishte paralajmëruar se do të bëjë masakra, do të bëjë pastrim etnik. Ajo që ndodhi në vitin 1999, ndodhi para syve të tërë botës, u vranë gra pleq e fëmijë, u dogjën shtëpi, vendbanime të tëra, me një fjalë u krye një gjenocid i popullit shqiptar”, theksoi ai. Ndërsa familjarët e të rënëve nuk munden të përmbahen nga lotët, duke potencuar së kjo ditë është e rëndë për ta dhe nuk do ta harrojnë kurrë.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …