Brickos

Komuna e Malishevës në aksion për pastrimin e qytetit

Punëtorët e administratës në Komunën e Malishevës, së bashku me kreun e komunës, Ragip Begaj, të mërkurën i kanë pastruar rrugët e qytetit dhe hapësirat e gjelbëruara në qytet, në kuadër të muajit prill, muaj i pastrimit në Komunën e Malishevës. Ky aksion, është organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, ka bërë të ditur se ky aksion, më shumë është simbolik dhe është një veprim i vetëdijesimit, për mirëmbajtjen e ambientit ku jetojmë, kurse muaji prill, edhe këtë vit do të jetë muaj i pastrimit.

“Gjatë muajit prill, kemi planifikuar ndërmarrjen e aksioneve të përbashkëta me njësinë e “Ekoregjionit” në Malishevë, për largimin e deponive ilegale të mbeturinave”, ka bërë të ditur drejtori Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …