Në Malishevë filloi aksioni i trajtimit të qenve endacak

Të mërkurën në territorin e Komunës së Malishevës, përkatësisht në qytetin e Malishevës, ka filluar aksioni për kapjen dhe trajtimin e qenve endacak. Ky aksion ka filluar nga ora katër e mëngjesit, e deri në ora 7:30 të mëngjesit. Aksioni është mbikëqyrur nga drejtoria komunale e bujqësisë dhe nga Policia e Kosovës.

Aksioni realizohet nga ekipi profesional, i caktuar nga fondacioni “Stray Coco”, i cili ka marrë përsipër trajtimin e qenve endacak. Sipas marrëveshjes, ky fondacion, do të bëjë kapjen, bartjen në klinikën veterinare, për sterilizimin dhe kastrimin e qenve.

Ky projekt, do të zgjasë, deri në kapjen e të gjithë qenve pa përkujdesje, në territorin e Komunës së Malishevës.

Drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, ka bërë të ditur se ky aksion ishte i realizuar në mënyrë profesionale dhe nuk është shënuar asnjë incident gjatë kapjes së qenve.

Hoxha, ka bërë të ditur, se gjatë ditëve në vazhdim, qytetarët, do të njoftohen me orarin e aksionit, në vendbanimet e Komunës së Malishevës. Po ashtu, Hoxha, ka bërë thirrje, për bashkëpunim nga ana e qytetarëve, si dhe ka përsëritur kërkesën, për pronarët e qenve shtëpiak, që të përkujdesen për qentë e tyre dhe ti mbajnë të lidhur ose t’iu vendosin shenjat identifikuese.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …