Sot rreth orës 16.00 janë shënuar dridhje të tokës në Shqipëri dhe në Kosovë

Sot rreth orës 16.00 janë shënuar dridhje të tokës në Shqipëri dhe në Kosovë

Sot rreth orës 16.00 janë shënuar disa dridhje të tokës në Shqipëri dhe në Kosovë. Një tërmet i fuqishëm prej 5.2 ballësh të shkallës Rihter thuhet se është ndjerë në Tiranë dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë. Tronditjet kanë zgjatur pak sekonda. Epiqendra e tërmetit, sipas njoftimeve të para  ka qenë 32 km, larg Dibrës, në Kurbnesh. Po në të njëjtën kohë janë ndier dridhje të tokës në kryeqytetin e Kosovës. Ende nuk dihet fuqia e këtij tërmeti, megjithatë shumë qytetarë që banojnë në katet e larta të ndërtesave janë shqetësuar.  Deri tani nuk janë raportuar dëme materiale.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …