Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa vazhdon me deklarata për punësimin e mijëra qytetarëve

Kryeministri, Isa Mustafa ka vazhduar me deklarata për punësimin e mijëra qytetarëve anekënd Kosovës. Ai ka ritheksuar se reformat ekonomike e fiskale, si dhe idetë inovative e shumë premtuese, do të rezultojnë me punësimin e mijëra qytetarëve të Prizrenit dhe rritjen cilësore e sasiore të prodhimeve të Kosovës. Pas vizitës që i ka bërë disa kompanive në Prizren, kryeministri, Isa Mustafa ka shkruar në adresën elektronike në facebook se përfaqësuesit e kompanive në Prizren, ashtu si të gjitha bizneset kryesore të tjera në Prizren, e vlerësojnë lartë efektet e Pakos Fiskale 1 dhe mbështesin fuqishëm masat e parapara në Pakon e 2-të Fiskale.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …