Dragan Bursaç

Dragan Bursaç: Kryqi i turpit në Vishegrad, (në nderim të vrastarëve rusë) ulurin mbi viktimat myslimane

Analisti serb,  Dragan Bursaç, në një shkrim të botuar në Al-Xhazira, ka reaguar kundër ngritjes së një kryqi të lartë, kushtuar ushtarëve dhe oficerëve rusë që kanë marrë pjesë në vrasjen, dhunimin e masakrimin e myslimanëve, në qytetin e Vishegradit, ku gjatë luftës në Bosnje, në vitin 1992, në atë lokalitet  të Bosnjës  serbët dhe rusët kanë dhunuar,  vrarë e djegur më shumë të 3.000 myslimanë. Për këta njerëz nuk është ngritur asnjë pllakë përkujtimore. Ngritjen e këtij kryqi në një vend të lartë mbi qytet, ( në nderim të vullnetarëve rusë, që kishin luftuar  në radhët e kriminelëve të Mlladiqit, Karaxhiqit e Milosheviqit) Bursaç  e  quan trup për Serbinë dhe popullin serb. Do të na duhen shekuj dhe nuk mund ta lajmë turpin  që e kemi bërë kundër civilëve të pafajshëm. A dinë këta njerëz që ekziston Zoti, a i besojnë atij? A e dinë se Vishegradi është qytet simbol i vuajtjeve njerëzore, vendi ku janë dhunuar mijëra femra myslimane dhe ku të tjerë janë djegur të gjallë nën rrënojat e flakëve e shkatërrimeve, ka shkruar Bursaç.

 

Analisti serb Bursaç në mesin e shembujve  të krimeve mizore ka sjellë deklaratën e boshnjakes, Zehra Turjaçanin, të cilën e kishte dhunuar vrastari serb, Millan Llukiq. Ajo ka deklaruar para Trubunalit të Hagës: “Fillimisht sapo hyri ai më dhunoi në shtëpinë time. Pastaj me nxjerri në oborr ku ishte djali im 16-vjeçar, të cilin e mbante lidhur. Në duar kishte shumë thika dhe më pyeti se cila ishte më e mprehura. i Tregova. Po me atë thikë para syve të mia e ka prerë në fyt djalin tim. Kam dëgjuar vetëm klithmën e tij, “mama” para se të vdiste. Pastaj prapë më ka dhunuar para vendit të krimit… ( Dy fragmente të përkthyera lirshëm nga shkrimi  me të njëjtin titull, i botuar më 15 prill 2017, në AlXhazira).

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …