Ali Ahmeti

Ahmeti: Askush nuk ka arsye të frikësohet nga fuqizimi i shqiptarëve

Duke komentuar zhvillimet më të fundit në ish Republikës Jugosllave në Maqedoni pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në pozitën e kryetarit të Kuvendit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Intekgrim, Ali Ahmeti, ka thënë se askush nuk ka arsye të frikësohet nga fuqizimi i shqiptarëve në këtë shtet. Faktorizimi i shqiptarëve si komb shtet-formues dhe krijimi i këtij realiteti të ri në Maqedoni nuk duhet ta frikësojë askënd. Propagandat ruso-serbe se shqiptarët po planifikojnë destabilizimin e Ballkanit duke planifikuar “Shqipërinë e Madhe” janë parulla 35-vjeçare për ta penguar fuqizimin e këtij populli. Kjo propagandë bëhet për t’i trembur joshqiptarët e që për qëllim ka ngecjen e shqiptarëve në Maqedoni.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …