Opozita e bindur se Qeveria do të bjerë

Opozita ka dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Deputet të Nismës për Kosovën, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kanë dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Mocioni për rrëzimin e Qeverisë, përveç deputetëve të partive opozitare është përkrahur edhe nga 12 deputet të partive tjera. Në konferencën për medie, shefja e Grupit Parlamentar të partisë Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, theksoi se mocioni për rrëzimin e Qeverisë është nënshkruar nga 42 deputet. Ajo shtoi më tutje se është një numër i konsiderueshëm e deputetëve që nuk e kanë nënshkruar mocionin por janë të gatshëm të votojnë për rrëzimin e Qeverisë. Për rrëzimin e qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve. Në rast se ky mocion i opozitës dështon, atëherë sipas akteve ligjore Kushtetuese, brenda 90 ditëve të ardhshme nuk mund të bëhet mocion i ri i ngjashëm, që do të kishte si qëllim shkarkimin e qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra mijëra qytetarëve nga diaspora iu është njohur e drejta për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë …