Haradinaj: Lufta e UÇK-së ishte projekti më sublim i shqiptarëve në shekullin e njëzet

Haradinaj: Lufta e UÇK-së ishte projekti më sublim i shqiptarëve në shekullin e njëzet

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart 5 majin – Ditën e Dëshmorëve të Kombit. Në Ditën e Dëshmorëve, me respekt i kujtojmë të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e atdheut. Përkulemi para heroizmit dhe sakrificës së tyre të të gjitha kohëve dhe epokave. Kujtimin e kemi më të afërt për ata që ranë në luftën me të fundit, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishte projekti më sublim i shqiptarëve në shekullin e njëzet. Nga Peja, kjo pjesë e Atdheut, Lavdi dëshmorëve të Kombit, ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku godet Kurtin: Qeveria e zhytur në afera, “pastërtia” është gënjeshtër

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin …