Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Ku mbeti diaspora?!

Në vorbullën e vlimeve të këtyre ditëve, ku ethet e zgjedhjeve kanë kapluar subjektet politike në  Kosovë, bartësit e të cilave me dhjetëra herë kanë thënë:

“Mërgata duhet të përfaqësohet në Parlamentin e Kosovës me të paktën 5 deputetë!”

Këto premtime boshe, apo joshëse si lloj karremi i tërheqjes së votës së tyre sikur kanë mbetura hipotekë e premtimeve në shtegun e “lëmes së vjetër”, kur ia kemi nevojën vetëm derisa të fshihet drithi, pra buka e motmotit dhe kaq.

 Në historinë e “filozofisë” më të re, si gjithnjë figurave të politikës së Kosovës diaspora iu duhet vetëm atëherë kur iu nevojitet vota e tyre, kur iu duhen takime e tubime për të kaluar rehatshëm, kur iu duhen për të vjelë të mirat materiale, kur iu duhen për t’i zhvatur nëpër Dogana, në pikat kufitare, në sigurime të dyfishta veturash, në tatime të ndryshme, në ndihma humanitare, në ndërtim shtëpish për të pamundurit, iu duhen për të përuruar ndonjë vepër të ndërtuar nga djersa e tyre- sa për t’u parë në TV e medie të  tjera publike.

Fatkeqësisht dhe paturpësisht, misioni për diasporën përfundon me kaq. Mos harroni se po bëni shkelje të rëndë morale, këta njerëz, pra mërgimtarët tanë në vazhdimësi, kanë ndarë edhe kafshatën e gojës për t’iu gjendur atdheut në ditët më të vështira siç ishin kohët e pushtimit, kur Kosovën e mbajtën me 3% – shin, me Fondet e luftës, të arsimit e shëndetësisë, me mbajtjen e njerëzve në nevojë, me shërimin e të sëmurëve jashtë vendit, me shoqata e vullnetarë bamirësie, me mbështetje të elektoratit dhe me paraqitjen e tyre të dinjitetshme në vendet ku ata punojnë e jetojnë. Edhe një herë, është tepër nënçmuese që mërgata shikohet vetëm si mjet vjeljeje, por as një herë deri me sot si faktor që Kosovën dhe familjet tona në përgjithësi ua hoqëm nga barra e buxhetit të Qeverisë së Kosovës- atdheut tonë.

Premtimet e ripërsëritura për integrimin dhe përfaqësimin e mërgatës në mënyrë të denjë në institucionet e Kosovës, siç e meriton, sikur nuk i vret fare ndërgjegjja njerëzit e politikës së Kosovës. Ata nuk duan t’ia dinë fare nëse i hëngrën fjalët e veta si një salsiçe, ata nuk duan

t’ia dinë fare për mundin e mërgatës, që i mbështeti në kohët më të vështira që përjetoi vendi ynë, madje disa nga figurat e sotme politike mërgata i nxori nga anonimiteti, ata nuk duan të ia dinë as për betimin e dhënë para elektoratit se mërgata do të përfaqësohet denjësisht etj.

Në këtë lakim kaq lakonik i cili të krijon ndjenjën e përvjedhjes apo talljes politike me mërgatën, me këtë sjellje po vrasin rëndë moralin dhe dinjitetin e mërgatës që nga shpirti i vet ka dhënë aq shumë. Thënë më troç ky premtim shterpë, nga ana tjetër, vërtetë e vë në dyshim domosdoshmërinë e lëvizjes së potencialit tonë të vyer politik, të cilin në fakt e kërkon vendi për të ikur nga atje ku është ngulfatur vrazhdë fjala dhe premtimi i rremë!

E gjithë kjo të hamendëson se edhe ata që këtë e thonë seriozisht, mërgatën po e llogarisin jo më shumë se numra koti, që institucioneve të Kosovës i duhen vetëm për votë, për zhvatje nëpër dogana e tatime tjera të dyfishta, për ndryshe deri me tani nuk e dëgjova as edhe një zë: Ku është dhe ku përfaqësohet mërgata jonë?!

Mërgata prapë po ju thotë: do të ishte në të mirën e vendit, sikur të gjitha subjektet tjera minore të rreshtohen pas subjektit në të cilin ata besojnë dhe shohin perspektivën e vet të sigurt, për të ndihmuar, mbi të gjitha atdheun tonë të përbashkët. Ky do të ishte një veprimi i drejt, i matur dhe i dobishëm për Kosovën dhe elektoratin e saj të cilin e kanë ngarkuar së koti me parti e “partica” gjithandej.

Duam të besojmë se zgjedhjet në Kosovë do të kalojnë pa probleme, duam të besojmë se elektorati shqiptar do të votojë drejt, duam të besojmë se elektorati ynë nuk do të votojë për smirëzinjtë, hileqarët, për figurat e kompromentuar e të pa kurriz, për ata që duan të krijojnë terren kaosi dhe hakmarrjeje në Kosovën tonë që ende po rënkon nga plagët e së kaluarës.

 16 maj, 2017

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …