Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2016 janë shuar mijëra biznese

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2016 janë shuar mijëra biznese

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2016 kanë falimentuar dy mijë e 16 biznese. Në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës thuhet se numri i bizneseve që kanë falimentuara në vitin 2 mijë e 16 është më i madh se se i atyre që janë shuar në vitin 2015. Sa i përket regjistrit të bizneseve, në vitin 2016 është shënuar rritje e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara dhe po ashtu rritje e numrit të ndërmarrjeve të mbyllura. Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 10 mijë e 424 apo 591 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak, ndërsa u mbyllën 2 mijë e 376 ndërmarrje apo 171 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak”, theksohet në raportin e  BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …